Brenda katër ditëve do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e Ligës së Parë

Sot do të fillojë java e XVIII-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e parë do të luhet në Kavadar prej orës 13:00. Në këtë ndeshje, Kavadari do të luajë kundër Shkëndijës, transmeton Portalb.mk.

Të dielën, duke filluar prej orës 14:00, në Strugë do të luajë KF Struga Trim&Lum kundër Sileksit. Në të njëjtën ditë do të luajë edhe Rabotnicki kundër Vardarit në Shkup.

Të hënën, duke filluar prej orës 14:00, KF Arsimi në Gostivar do të pret AP Brerën. Po këtë ditë, Makedonija Gj.P. në Gjorce Petrov do të pret Shkupin.

Ndeshja e fundit e javës së XVIII-të do të luhet në Kumanovë prej orës 14:00. Në këtë ndeshje do të ndeshet Bashkimi dhe Pelisteri.

Në krye të tabelës gjendet Vardari me 45 pikë, e ndjekur nga Struga me 41 pikë dhe Shkëndija 39 pikë. Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 23 pikë, ndërsa Arsimi një pozitë më poshtë me 22 pikë. Në fund të tabelës gjendet Shkupi me një pik.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Shkëndija e Tetovës, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt.