Skandal: Punonjësja e policisë rrëmben dhe dhunon kolegen e saj praktikante

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shtip, ku një punonjëse e policisë është përfshirë në një akt të paprecedentë dhune ndaj një kolegeje të saj praktikante.

Sipas të dhënave zyrtare, Departamenti për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale ka ngritur tashmë kallëzim penal kundër personit me iniciale J.H., e cila akuzohet se më 13 shtator 2025, në vendin e quajtur “Suitlak”, ka përdorur forcën për të futur në një automjet të tipit “BMW” një kolege që po kryente praktikën në të njëjtin institucion.

​Gjatë këtij incidenti tronditës, e dyshuara jo vetëm që e ka mbajtur mbyllur praktikanten kundër dëshirës së saj, por ka ushtruar edhe dhunë fizike duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit dhe duke ia kufizuar plotësisht lëvizjen.

Për shkak të këtyre veprimeve që bien ndesh me ligjin dhe etikën policore, ndaj J.H. ka filluar një procedurë penale për “privim të kundërligjshëm nga liria” sipas Kodit Penal, si dhe është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm nga vendi i punës deri në përfundimin e plotë të hetimit dhe procedurës disiplinore.