Këngëtari i njohur Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, kanë vendosur të lënë pas angazhimet e përditshme për të shijuar disa ditë pushimi në një nga destinacionet më ekzotike të botës.
Çifti ka zgjedhur brigjet e mrekullueshme të Tajlandës për t’u relaksuar, duke ndarë me ndjekësit pamje që të lënë pa frymë.Përmes rrjeteve sociale, Andrra ka publikuar imazhe ku shihen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa eksplorojnë bukuritë e Tajlandës. Destinacioni i njohur për ishujt e gjelbëruar dhe ujin kristal duket se ka qenë zgjedhja perfekte për çiftin, të cilët nuk i kanë kursyer buzëqeshjet dhe pozat romantike në mes të natyrës.
Një çift që rrezaton gjithmonë lumturi
Sinani dhe Andrra vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, duke treguar se pas shumë viteve martesë, harmonia dhe dashuria mes tyre mbeten po aq të forta.
Kujtojmë se çifti janë prindër të dy djemve.




