Mexhiti: BDI-ja nuk është Pentagon

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën në “Dialog te Lajmi” ka thënë se si VLEN janë të fokusuar jo te BDI, por te programi dhe premtimet ndaj qytetarëve.

Thotë se kreu i BDI-së Ali Ahmeti ishte nisur për ta fituar, jo vetëm në Çair, “por Shkupi ra dhe BDI u çrrënjos nga kryeqendra, sepse këtu hy siç thotë edhe Saraji e Haraçina”.

“Në BDI jam prej themelimit, e njoh mirë, por nuk është Pentagon. Nuk ka atje që bëjnë analiza aq të thella, u krijua një lloj miti, por për ta djeg Bujarin vetëm për të më nxjerrë mua prej qeverie është çështje konspirative, hipotetike. Por unë i besoj punës ekipore, edhe unë kur kam qenë atje i kam bërë punët me bashkëpunëtorët. Por kur i glorifikojnë figurat, i rrisin figurat edhe dëshpërimet janë më të mëdha, nuk i besoj individit, por punës”, ka thënë Mexhiti.