Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se Evropa do të propozojë një listë lëshimesh për Rusin si pjesë e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Bisedimet për t’i dhënë fund luftës kanë përfshirë kryesisht zyrtarë ukrainas, amerikanë dhe rusë, teksa evropianët janë konsultuar herë pas here.
Kallas ka thënë se pa evropianët nuk mund të ketë marrëveshje paqeje.
Ajo po ashtu ka deklaruar se do t’u propozojë një listë qeverive anëtare të BE-së në ditët në vijim.
E pyetur se çfarë mund të përfshijë lista, ajo ka përmendur kthimin e të gjithë fëmijëve ukrainas të rrëmbyer gjatë luftës dhe kufizimet mbi forcat e armatosura të Rusisë, duke mos dhënë më shumë detaje.
Zyrtarët evropianë thonë se pjesë e çdo zgjidhjeje mund të jenë rreth 210 miliardë euro në asete ruse të ngrira në Evropë.



