Një debat i fortë ka ndodhur sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova mes Londrimit dhe Labit.
Tonet janë ngritur lart kur Londrimi ka hedhur akuza të rënda drejt Labit, duke i bërë një skaner të ftohtë lojës së tij brenda shtëpisë.
Londrimi nuk ka kursyer asgjë, duke i thënë Labit se ai e ka humbur famën që ka pasur jashtë. Sipas tij, sjellja e Labit me ofendime dhe bullizim ndaj banorëve të tjerë është e papranueshme.
“Më kishte ardhur marre të ofendoja e bullizoja siç bën ti,” është shprehur Londrimi gjatë përplasjes.
Londrimi ka vijuar me kritikat, duke theksuar se Labi nuk po përfaqëson asnjë vlerë dhe se koha e tij në BBVK ka mbaruar. Ai i ka bërë të qartë se pret që Labi të eliminohet këtë të premte. “Shpresoj që të premten të dalësh, s’ke çfarë kërkon këtu se pos ofendimeve s’din gjë tjetër,” ka përfunduar ai.



