Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë bërë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në Super Bowl të NFL-së, duke i dhënë edhe më shumë peshë thashethemeve për një lidhje mes tyre. Kampioni shtatë herë i botës në Formula 1 dhe superylli i reality show-t u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në një suitë në stadiumin Levi’s, teksa ndiqnin ndeshjen mes Seattle Seahawks dhe New England Patriots, pamje që u kapën edhe nga kamerat e NBC.
Shfaqja e tyre e parë e madhe publike, mes zërave për një romancë të mundshme, ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, ku fansat po komentojnë dhe spekulojnë mbi marrëdhënien mes dy figurave të njohura. As Hamilton dhe as Kardashian nuk kanë reaguar ende zyrtarisht, por paraqitja e përbashkët ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
“Ata ishin të vendosur në një suitë anësore dhe të gjithë po flisnin vetëm për këtë në atë kat”, citohet të ketë thënë një dëshmitar okular për gazetën US Sun. Sipas tij, kishte turma stafi që përpiqeshin t’i shihnin nga afër, ndërsa në një moment Lewis Hamilton u pa duke ecur nëpër korridor dhe pak minuta më vonë u ndoq edhe nga Kim Kardashian.
Këto pamje vijnë pasi Kardashian kishte fluturuar nga Los Angeles drejt Mbretërisë së Bashkuar për një fundjavë romantike me Hamiltonin në fillim të këtij muaji. Media britanike The Sun raportoi se dyshja janë duke u takuar dhe se kanë kaluar disa ditë së bashku në rezidencën luksoze Estelle Manor në Cotswolds.



