Lajm i madh vjen nga Uashingtoni: Kongresi amerikan kërkon antarësim e Kosovës në NATO

Kongresmeni Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA është shprehur gjatë konferencës për sigurinë e organzuar dhe e drejtuar nga kreu i PR Fatmir Mediu se, “dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe, dhe e kam marrë si mision personal, është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan”.
Mediu: Kongresmen Self, Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për angazhimin tuaj ndaj Europës dhe veçanërisht ndaj Ballkanit. Ju keni qenë shumë i zë i fuqishëm për shumë çështje dhe vecanërisht për ndihmën që u keni dhënë vendeve tona që të bashkohen në partneritet dhe të ndërtojnë paqe dhe stabilitet në pjesën tonë të botës. Ju faleminderit shumë. Fjala është për ju.
Kongresmen Self: Ju faleminderit shumë. Unë kryesoj Nënkomisionin për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme.
Dua të theksoj, para së gjithash, se që kur u bëra kryetar i nënkomisionit, kam pasur ndoshta 35 deri në 40 delegacione europiane që kanë kaluar nëpër zyrën time.
Ka shumë pasiguri — tarifat, Grenlanda, dhe mund të vazhdoja më tej. Por dua t’ju them se mendoj që ky angazhim prej 5% është jetik, sepse do të na bëjë partnerë më të barabartë në NATO, në Europë dhe sigurisht në Ballkan.
Dua të trajtoj edhe një çështje tjetër këtu: stabilitetin në Ballkan. Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe — dhe e kam marrë si mision personal — është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë kyçe e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan — Ballkani sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti — dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon.
Me kaq, zoti Mediu, ia lë fjalën përsëri juve. Faleminderit.
Mediu: Ju faleminderit shumë, Kongresmen Seff. Të gjithë shpresojmë që të gjitha vendet e NATO-s të bien dakord të paktën, për të nisur procesin e anëtarësimit për Kosovën. Brenda NATO-s, kjo do të sjellë më shumë stabilitet dhe më shumë partneritet në rajonin tonë, në Ballkan. Dhe mendoj se ata po punojnë fort për të arritur çdo objektiv që kërkohet për të qenë pjesë e aleancës së NATO-s.
Por ndërkohë që jeni këtu, nuk mund të rri pa falënderuar miqtë e mi nga Dallas, Teksas — komunitetin shqiptar atje — të cilët kanë punuar gjithmonë ngushtë me të gjithë ju dhe kanë qenë një mbështetje e madhe për kombin tonë.