Pretendimet për një universitet, Kasami: Ligji për arsimin e lartë synon rritjen e cilësisë, jo përcaktimin e numrit të tyre

-Nuk është ligji që përcakton nëse do të ketë një universitet apo më shumë universitete, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke komentuar ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Arsim të Lartë, përcjell TV21. Kasami tha se ndryshimet nuk parashohin mbylljen e universiteteve.

“Patjetër që ka pasur në vazhdimësi debate për atë se si mund të organizohet arsimi i lartë në gjuhën shqipe, që mos të jenë universitetet në gjuhën shqipe në fund të të gjitha listave të renditjes, a do të jetë një a do të jenë dy, apo do të profilizohen, apo do të organizohen kështu siç janë, por të rritet kualiteti, është çështje e debatit, nuk është çështje që e zgjedh ligji, është çështje që do të duhet të zgjidhet në bashkëbisedim me të tre universitetet, sigurisht me profesorë, akademikë, ekspert të lëmisë”, tha mes tjerash Kasami.