Kryetari i Kuvendit ttë RMV-së, Afrim Gashi, nga sot deri më 7 shkurt do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Uashington.
Gjatë vizitës, Gashi do të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve (National Prayer Breakfast), një nga ngjarjet më të rëndësishme tradicionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe do të zhvillojë takime me kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare. Fokusi i bisedimeve do të jetë i orientuar drejt forcimit të partneritetit institucional dhe politik.
Në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit do t’i drejtohet edhe Forumit të Sigurisë në Kongresin Amerikan, ku do të marrin pjesë liderë nga vendet evropiane dhe përfaqësues të Kongresit. Në forum do të diskutohet për investimet në mbrojtje, sigurinë rajonale dhe partneritetin transatlantik.
Gashi do të marrë pjesë edhe në një panel-diskutim në kuadër të konferencës “Balkans Forward Summit”, e organizuar nga Këshilli Atlantik.(INA)





