“Presim të bëhet më mirë”: Pasojat që lanë mbrapa vërshimet në Kosovë

Pothuajse një muaj pasi shirat e rrëmbyeshëm disaditorë të janarit shkaktuan përmbytje në shumicën e pjesëve të Kosovës, familje dhe biznese kosovare ende po përballen me pasojat e tyre.

Disa ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, në pritje të ndreqjes së dëmeve.