Shqiptarët besnikë ndaj cash-it/ Digjitalizimi bankar ende nën ritmet e vendeve të BE, mungon edukata digjitale

Transformimi digjital në sistemin bankar shqiptar po ecën, por me ritme të ngadalta dhe me mangësi të theksuara në disa sektorë kyç.

Raporti mbi Transformimin Digjital në Sistemin Bankar Shqiptar evidenton se, ndonëse 58.8 për qind e bankave e vlerësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit si të lartë, plot 41.9 për qind e konsiderojnë atë vetëm mesatar, çka tregon se procesi mbetet larg një kuadri plotësisht të digjitalizuar.

Por ndalur në shërbimet që bankat po fokusohen më shumë për të përqafuar digjitalizimin janë kryesisht pagesat, teksa 23.78% e bankave deklarojnë një nivel “shumë të lartë” digjitalizimi dhe 49.9% raportuan një nivel “të lartë”.

Kjo është në linjë zhvillimet globale të digjitalizimit, ku në fazat e para të transformimit bankat i japin përparësi më shumë shërbimeve të pagesave për afrimin e klientëve dhe komoditetit të tyre. Më pas vijnë shërbimi ndaj klientit dhe më pak e digjitalizuar por tepër kryesore shërbimet e kredisë dhe menaxhimi i rrezikut.

Jo vetëm përgatitja e bankave një faktor ndikues sipas raportit vrojtues është dhe aktiviteti i ulët digjital i klientëve, të cilët orientohen më shumë drejt parasë fizike, një ecuri e vërtetuar edhe nga rritja e ndjeshëm e përdorimit të cashit.

E cila deri në nëntor 2025 arriti në 4.8 mln euro në ekonominë shqiptare. Si dhe një tjetër faktor edhe aftësitë e ulëta teknologjike.

“Pavarësisht këtyre përparimeve, sfida të rëndësishme mbeten në vazhdimësi. Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare mbetet e pabankuar ose pa banka, me akses të kufizuar në shërbimet financiare digjitale. Për më tepër, hendeku në edukimin digjital siç dëshmohet nga nivelet e ulëta të kompetencave në transaksionet financiare online përbën një pengesë kritike për adoptimin e gjerë”, deklaron banka e Shqipërisë.

Sipas raportit, digjitalizimi në sistemin bankar shqiptar mbetet një proces në zhvillim, me përparim në pagesa dhe operacione, por me vonesa të ndjeshme në kredi dhe menaxhim risku. Edhe banka botërore së fundmi  ka sugjeruar Shqipërisë në raportet e saj, të punojë për heqjen e hendekut të krijuar mes aksesit digjital dhe përdorimit të shërbimeve financiare.

Top Channel