Moti sot

Moti sot paradite do të jetë kryesisht me vranësira, derisa kah fundi i ditës dhe gjatë natës vranësirat do të rriten dhe fillimisht në pjesët perëndimore e më pas gjithandej do të ketë reshje shiu, derisa në viset më të larta reshje të dobëta të borës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 12 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 8 gradë Celsiusë.