Kryeministri Hirstijan Mickoski ironizon më kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për takim kokë më kokë, kërkesë e dalë nga takimi i fundit i liderëve. Mickoski tha se me Ahmetin do të ketë takim, por kësmet ndonjëherë!
“Po mirë, do të ketë takim. Do të ketë takim. Ndonjëherë…”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Në paraqitjen e tij të fundit, Ahmeti tha se me Mickoskin janë marrë vesh për zgjedhje të parakohshme para një viti, por ky i fundit sipas tij nuk e mbajti fjalën. Ahmeti nuk dha arsye pse kërkon takim ndaras, por ajo që ra në sy pas pretendimit të tij se ka pasur një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme ishte demaskimi që VMRO-DPMNE-ja i bëri kreu të integristëve. Deputetja Dafina Stojanovska shpalosi publikisht ofertën e BDI-së e cila sipas saj përfshinte futjen e BDI-së në Qeveri pa kryetar Kuvendi dhe me një ministri më pak se paketa ekzekutive e koalicionit VLEN. BDI i hodhi poshtë këto pretendime duke i cilësuar si të pavërteta dhe tendenca për të shpërqendruar problemet reale të pushtetit.
Deklaratat e Ahmetit për marrëveshje me Mickoskin mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme korrespondojnë me periudhën paszgjedhore. Asokohe Ahmeti kishte nisur fushatë denigruese kundër Mickoskit duke e cilësuar si të papjekur dhe të rritur me keksa.
“Hristijan Mickoski është rritur me gurabija. Hristijan Mickoski është rritur me keksa. Unë jam rritur në kullë prek guri Hristijan që tri herë e djegur është prej pushtuesve. Hrsitijan populli im thotë gurë mbi gurë bëhet kalaja, fjalë mbas fjale nis belaja. Mos nis bela. Mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe të qet akoma buza qumësht”, tha kohë më parë Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ndërkohë që BDI-ja kërkonte me pompozitet takim liderësh, pesha e saj reale u pa me votimin e fundit të Ligjit për kundërvajtje në qarkullimin rrugor. Ahmeti në takim kishte premtuar votimin, por në ditën e votimit taktizoi. Pavarësisht kësaj, pushteti i bëri 81 vota duke treguar se as bashkë me LSDM-në, me të cilin ishte marrë vesh për front opozitar, nuk mund t’i lëkundtte numrat në kuvend./Alsat.mk





