Labi: Është mëkat të mos jem në finale

Labinot Rexha ka kaluar dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Derisa kanë ngelur edhe një muaj deri në përfundim të spektaklit, banorët e këtij edicioni kanë nisur me aludime.

Këngëtari nga Rahoveci thotë se ka qenë shumë i zhurmshëm dhe se e meriton finalen.

 Foto: Instagram

“Si unë që kam bërë zhurmë këtu nuk besoj që ka bërë dikush”, u shpreh ai.

Në vazhdim gjatë bisedës me Lim Hotin theksoi: “Është mëkat unë të mos jem në finale”.

Labi ka qenë protagonist thuajse në çdo ngjarje e temë të zhvilluar në Big Brother, ndonëse ka marrë edhe shumë kritika për lojën që ka bërë.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse Labi do të jetë një nga finalistët e këtij edicioni. /Telegrafi/