3 të mitur e bejnë për spital moshatarin e tyre, me rastin po merret policia

Më datë 24.01.2026 në orën 22:30 në Qendrën Urgjente në Tetovë, V.T. (43) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 21:00 në rr. “Jovan Onçevski”, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht. Sipas denoncimit, derisa i mituri po lëvizte me një shokun e tij, tre të mitur të tjerë nga Tetova dhe fshati Falishë e kanë sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit në prani të prindërve dhe punonjësve socialë.