Një grua nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër pas një keqkuptimi paraprak lidhur me përdorimin e një vendi parkimi në zonën e Bit Pazarit, njoftojnë nga SPB Shkup.
Sipas kallëzimit, më 23 janar 2026, në ora 22:40, në SPB Shkup, M.E. (48) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:30, në një hapësirë parkimi në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit



