Po vazhdon dërgimi në qendrat e ndalimit i mbi 100 personave të arrestuar në kuadër të aksionit të sotëm nga Krimet Ekonomike, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, lidhur me dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Klan Kosova ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur disa nga komisionerët e dyshuar po futen në furgonin e Policisë së Kosovës për t’u dërguar në qendrën për mbajtje.
Në pamje, të njëjtit duken me kapuç në kokë, teksa mbulojnë fytyrën me duar gjatë largimit nga stacioni policor.
Siç raportoi Klankosova.tv më parë, intervistimi për mbi gjysmën e të ndaluarve tashmë ka përfunduar.
Njëherësh në ora 15:00 është paralajmëruar se Policia dhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, do të dalin në konferencë, për t’i konfirmuar të gjitha detajet.



