Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, tha se ka mbetur i habitur nga borxhi që ka gjetur në Komunën e Tearcës pas marrjes së mandatit, gjithsej 1.8 milionë euro.
Ai tha se për një komunë të vogël dhe rurale, ky borxh është shumë i lartë.
“Kryetari që u largua tani, komunën e ka marrë me borxh gjysmë milioni euro në vitin 2021 nga kryetari paraprak. Ndërsa tani në fund të mandatit e la me borxh 1.8 milionë euro”, tha Memishi.
Ai shpjegoi se shumë shpejt do të dalin me detaje për borxhin dhe zgjidhje për dalje nga kjo situatë e vështirë.



