
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nisur fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davosit. Në nisje të fjalës së tij, presidenti Trump tha se Evropa “nuk po shkon në drejtimin e duhur”, duke shtuar se “pjesë të Evropës janë bërë të panjohura”.
Sipas tij, “përqendrimi në energjinë e gjelbër dhe migrimi masiv po e lëndojnë Evropën”.
“E dua Evropën, dua ta shoh atë mirë, por nuk po ec në drejtimin e duhur”.
Trump foli gjithashtu edhe për ekonominë amerikane teksa tha, “Ekonomia po lulëzon”.
© SYRI.net


