Gruaja vdes, 3 veta lëndohen rëndë në aksident – tragjedi familjare

Si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi në afërsi të qytetit Makedonsk Brod, jetën e ka humbur një grua kurse 3 të tjerë bashkëudhëtarë, kanë marrë lëndime serioze, me ç’rast janë dërguar në Spitalin e Prilepit, për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Fatkeqësia ka ndodh të fshati Rusjaci komuna e Makedonski Brodit, me c’rast jetën e ka humbur 41-vjecarja K.S.S. nga Kërçova.
Vetura e tipit “Citroen” me targa Kërçove, e drejtuar nga burri i saj poashtu nga Kërcova, ka dal nga rruga duke u rrokullisur disa herë.
Edhe bashkudhëtarët tjerë S.S. (69), M.S. (62) dhe fëmija 6 vjecar, kanë marrë lëndime të rënda me këtë rast, prandaj urgjentisht janë dërguar në Spitalin e Qytetit të Prilepit.