Arrestohet nëpunësi i cili tentoi ta “kurdiste” dënimin, në këmbim me 100 euro.
Kur u takua me gjykatësin, personi me iniciale N.A. i tha se ishte gazetar dhe se po incizonte, gjë pas së cilës i dyshuari u arsyetua se po bënte hajgare dhe u përpoq të ikte. Pas kësaj, autoritetet thanë se do të pasojë procedura për korrupsion.
Nëpunësi i Gjykatës Themelore në Gostivar, u arrestua nën dyshimin se kërkoi 100 euro ryshfet, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), duke shtuar se nëpunësi duhej të “rregullonte-kurdiste” dënimin gjyqësor prej 200 eurosh, dhe ndalesën 6 muajshme për vozitje.
Personi me iniciale A.J. (49), nga komuna Mavrovë-Rostushë, u arrestua të hënën mbrëma, rreth orës 20:10, nga ana e policisë në Rostushë.
Në denoncimin e N.A. nga fshati Kalishtë, thuhet se i punësuari në gjykatë i është drejtuar shokut S.M. nga Gostivari, duke e bindur se “mundet” t’i shlyhet dënimi sepse dokumentet, gjoja, kishin mbërritur tek ai. Pikërisht për këtë ai kishte kërkuar 100 euro.
Të dytë, ishin marrë vesh për tu takuar në një lokal në Gostivar. Por, aty në vend të realizimit të marrëvëshjes, ndodhi e kundërta. Kur ishin takuar me gjykatësin, N.A, ishte prezantuar si gazetar dhe se po incizonte, gjë pas të cilës i dyshuari kishte tentuar të arsyetohej se po incizonte dhe kishte ikur me vrap.
A.J. menjëherë ishte arrestuar dhe po mbahet në stacionin policor. (plusinfo)
Maqedoni E kapën duke u korruptuar, tha: Ishte hajgare (shaka)!





