Kapen me marihuanë, arrestohen 3 persona në Shkup

Në Shkup, në lokacione të ndryshme, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria V.R. (56), F.I. (22) dhe V.G. (43), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ta është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Siç mëson Tetovasot, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të vijojnë kallëzime përkatëse.