Rama: Do të prodhojmë makina ushtarake dhe dronë inteligjentë

Kryeministri Edi Rama theksoi se vendi do të nis të prodhojë makinat e ushtrisë, madje edhe për eksport. Ai tha se do ket një industri ushtarake që do prodhojë në vend gjithçka që mund të prodhohet në vend. Gjithashtu Kryeministri nënvizoi se ka filluar puna edhe për dronë inteligjentë në Shqipëri.

“Është mirë që të krijojmë më tepër hapësirë si grup parlamentar për të pasur dëshmi të ministrave apo të të tjerëve lidhur me çështje që kanë interes për publikun. Pra dëgjesa të parlamentit sepse nga ana tjetër kemi një çetë që njeh komisionin hetimor ose e thënë ndryshe ftesë për teatër balte. Dëgjesat na duhen edhe për të trajtuar çështje që janë të një rëndësie të dorës së parë për vendin por që degradojnë me trillime për të helmuar publikun.

Në Shqipëri ‘shteti po merr pjesë në sipërmarrje’, krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet publike, fondet publike. Dhe sot, zhvillohej seanca e fundit e negociatave me një nga ekselencat më të mëdha të botës. Falë kompanisë tonë publike që kemi ngritur, KYAO, kemi hyrë në bashkëpunim të përbashkët…Aktiviteti i kompanisë në Portin e Pashë Alimanit do të bëjë që nga njëra anë ushtria shqiptare të vazhdojë të ngrejë forcën e vet detare, duke i prodhuar në vend anijet në dispozicion të saj, do bëjë mirëmbajtjen e tyre me një kompani ku shteti shqiptar është aksioner.

Dhe nga ana tjetër kjo kompani do marrë porosi nga vende të tjera. Ndërkohë ju dëgjoni që është krijuar një kompani KAYO për t’i hapur rrugë kontrabandës së armëve. Kjo është kompani e shtetit shqiptar. Ne nuk prodhojmë dot helikopter, por makinat e ushtrisë do t’i prodhojmë vetë, edhe për eksport. Nëse ne do ishim një forcë që punon për të marrë lekë nuk do ngrinim një sistem të tërë prokurimesh. Do kemi industri ushtarake që do prodhojë në vend gjithçka që mund të prodhohet në vend”, tha ai./Dosja.al