Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka folur rreth procesit të Aleancës për Shqiptarët dhe se kujt i takojnë vulat.
Taravari në këtë emision ritheksoi se nuk ka rëndësi se kush ika vulat rëndësi ka kush ka mbështetje, kështu që Aleanca për Shqiptarët kishte pesë deputet nga të cilët dy i përbiu pushteti, ka dy komuna dhe rreth katërdhjetë këshilltar komunal dhe kështu është partia më e madhe në vend pas Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ai më tej shtoi se edhe pse ka vendim nga gjykata e Apelit për procesin e vulave ata sërishe kanë riankimuar dhe kështu aktualisht dhe në të ardhmen ASH-ja është aty ku është te anëtarët e saj.



