Një tërmet me magnitudë 3,3 sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte, më 15 janar, në orën 18:01, në Shqipëri, në zonën në jug të Liqenit të Ohrit.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në koordinatat 40.8088 gjerësi gjeografike veriore dhe 20.6092 gjatësi gjeografike lindore, ndërsa thellësia e vlerësuar e hipoqendrës është rreth 10 kilometra.
Deri në këtë moment nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Shërbimet kompetente, sipas informacioneve të publikuara, po e monitorojnë situatën.





