Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rënie e qarkullimit në industri, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Qarkullimit në industri, totali gjatë muajit nëntor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rënie tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 5.6% dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 9.1% derisa rritje vërehet te Produktet kapitale për 1.1% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.2%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me nëntorin e kaluar ka rënie për 0.7 përqind, ndërsa 6.1 perqind në krahasim me tetorin e vitit të njëjtë.
“Në periudhën janar – nëntor të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar – nëntor të vitit 2024 vërehet rritje prej 5.2%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se në tregun e brendshëm ka pasur rënie për 4.5 përqind, ndërsa në tregun e jashtëm rritje për 6.4 përqind.





