Kapet shoferi që e goditi policin dhe iku, pas shtyerjes me revole në ajër

Shoferi nuk ndaloi në urdhërin e policit, e goditi atë, dhe u përpoq të ikte në këmbë, por më vonë u mposhtë.
Banori 28-vjecari nga fshati Rramali i Kumanovës është arrestuar, në momentin kur me veturë e goditi policin, sepse nuk deshi të ndalonte në urdhërin e policit.
Incidenti i këtillë ka ndodhur mbrëmë rreth orë 22:OO në fshatin Hotël të Likovës, kur policia me anë të urdhërit, po orvatej ta ndalonte veturën e tipit “Audi A3”, me trarga Shkupi. Në vend që të ndalonte, shoferi vazhdoi ta voziste veturën duke e goditur njërin nga policët.
E gjithë kjo “dramë”, mori fund në fshatin Rramali të Kumanovës, ku shoferi e kishte la veturën duke u përpjekur të ikte në këmbë. Për ta ndaluar ikjen e shoferit, polici u detyrua ta shkrepte një plumb të anër.
Bëhet fjalë për banorin nga fshati Rramali, me inciale S.Ç. (28 vjeç), i cili u privua nga liria dhe menjëherë u dërgua në Stacionin Policor të Kumanovës.