SHBA-ja pezulloi përpunimin e vizave edhe për Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë

Departamenti i Shtetit po pezullon përpunimin e vizave për 75 shtete në një përpjkeje për të goditur aplikantët që mund të bëhen barrë publike, raporton FoxNews, përcjell Portalb.mk.

Zyrtarët konsullorë duhet të refuzojnë vizat sipass ligjit ekzistues, ndërsa departamenti do të rivvlerëson procedurat e shqyrtimit dhe veirfikimit.

Në listën e 75 shteteve, SHBA e ka përfshirë: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.