Endrit Thaçi viziton babanë në Hagë: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë me shokët e tij

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka vizituar babanë e tij në Hagë, aty ku po mbahet në paraburgim për më shumë se pesë vjet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti u shpreh optimist se babai i tij, bashkë me shokë do të dalë së shpejti nga objekti ku mbahen në paraburgim, transmeton Klankosova.tv.

“Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi me shokët e tij. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur një emoji me gishtin lart, njësoj si bënte gjithmonë ish-presidenti Thaçi.