Artan Nimani, NISMA, ka deklaruar se Kosova rrezikon sërish të përballet me krizë institucionale, pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje nuk është e kënaqur as me 51 për qind të fituar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Nimani ka theksuar se Nisma ka vendim politik që të jetë pjesë e strukturave të PDK-së dhe se do të marrë pjesë në secilën palë të zgjedhjeve.
Ai shtoi se elektorati i Nismës dhe i PDK-së është i njëjtë dhe se, pavarësisht situatës, do të bëhen përpjekje për përafrim të qëndrimeve mes dy subjekteve.
“Prapë do të kemi krizë institucionale sepse VV;ja nuk është e kënaqur as me 51% e fituar. Nisma do të jetë pjesë e secilës palë të zgjedhjeve, ne kemi vendim politik që do të jemi pjesë e strukturave të PDK-së.Elektorati ynë dhe i PDK-së është i njëjti, sido që jetë situata ne do të bëjmë përpjeke që sërish të kemi një përafrim të qëndrimeve”, tha Nimani për GazetaBlic.




