Nga BDI konfirmuan se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, nesër do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Megjithatë, nga partia nuk zbuluan se çfarë qëndrimi do të mbajë Ahmeti në lidhje me qeverinë teknike. Deputetja e BDI-së, Zendeli, deklaroi se i mbetet deri nesër Ahmetit të reflektojë dhe të kumtojë cili do të jetë qëndrimi i tij zyrtar.
Ajo shtoi se vendimi përfundimtar për një heqje të mundshme të qeverisë teknike është ekskluzivisht e drejtë e presidentit të shtetit.




