Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së dhe njëherësh ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot ka zhvilluar një takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për avancimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe për projektet e përbashkëta me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë në proceset e integrimit evropian.
“Sot, në Qeverinë e RMV-së, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja,” deklaroi Sali, duke shtuar se në fokus të bisedimeve ishte forcimi i partneritetit mes dy vendeve. “Diskutuam për bashkëpunimin dypalësh, projektet e përbashkëta dhe proceset e integrimit evropian,” theksoi ai.




