E ofendoi policin, u soll në mënyrë agresive, arrestohet tetovari nga policia

Një person nga Tetova është privuar nga liria për sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas informatave që raporton Tetovasot, më 11.01.2026 rreth orës 13:00, në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor e kanë arrestuar Sh.M. (52), i cili gjatë kryerjes së detyrës zyrtare i ka fyer dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.