Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) njoftoi se deri në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, nga gjithsej 94 persona të regjistruar për të votuar në në burgje, kanë votuar 45 persona. Nga gjithsej 248 persona të sëmurë ose me nevoja të veçanta për të votuar në katër komunat, Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, deri në orën 19:00 të drejtën e votës e kanë ushtruar gjithsej 242 persona. Dy persona kanë votuar në Qendër Zhupë, 66 të sëmurë ose me nevoja të veçanta kanë votuar në Mavrovë-Rostushë, 31 persona në Vrapçishtë dhe 143 persona në Gostivar.
Votimi për të gjitha këto kategori të zgjedhësve ka kaluar pa pengesa dhe pa probleme ose pasaktësi.
KShZ njofton se rezultatet e votimit të personave të sëmurë, me nevoja të veçanta dhe të personave që po vuajnë dënimin me burg nuk do të publikohen sot veçmas. Çdo fletëvotim individual është vendosur në një zarf të veçantë dhe në kutitë e votimit dhe nuk do të hapen sot. Numërimi i këtyre votave dhe publikimi i rezultateve të votimit të sotëm do të bëhet së bashku me rezultatet e votimit në tërësi nga zgjedhjet nesër pas orës 19:00, për çdo vendvotim dhe për çdo komunë ku ka pasur votim.




