Dy persona janë arrestuar në Kumanovë nën dyshimin se kanë vjedhë në dy lokacione te ndryshme, ka njoftuar Policia e Kumanoves (SPB).
“Me daten 9 janar 2026 ne ora 1:45, policet e kane privuar nga liria (arrestuar) personin me iniciale A.S. (30 vjeç) nga fshati Rramali i Kumanoves”, ka bere te ditur Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanove.
Siç njofton Policia, ai eshte kapur ne fshatin Rramali, ne shtepine prone e H.Sh., gjate tentimit per te vjedhë gjëra me vlerë.
Në rastin e dytë të vjedhjes, eshte arrestuar 32 vjeçari me iniciale U.Z., nen dyshimin se ka vjedhë gjëra me vlerë ne nje lokal ne qender te Kumanoves.
Pas dokumentimit te plote te te dy rasteve, do te pasojnë procedura konfor dispozitave ligjore.
Portali KUMANOVA SOT






