E mori veturën “rent-a-car” në Zhelinë dhe s’e ktheu, procedurë gjyqësore ndaj autorit

Më datë 08.01.2026, në orën 13:10, në SPB Tetovë, personi E.H. (27) nga fshati Zhelinë, pronar i një kompanie “rent-a-car” në po të njëjtin fshat, ka denoncuar se më 10.12.2025, personi D.N. kishte ardhur pa dokumentacionin e duhur dhe kishte marrë me qira një automjet “Audi” në emër të një shoku të tij. Sipas denoncimit, pas skadimit të kontratës më 17.12.2025, ai e kishte vazhduar kontratën në emër të bashkëshortes së tij, por pas skadimit të afatit nuk e ka kthyer mjetin dhe nuk u është përgjigjur thirrjeve. Automjeti është gjetur në zonën e Shkupit dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj D.N. do të vijojë kallëzimi përkatës.