Më datë 08.01.2026, rreth orës 23:30, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamenjanit kanë privuar nga liria B.A. (20) dhe F.A. (20), të dy nga Bogovina.
Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në të cilin po udhëtonin, policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj dy të dyshuarve do të vijojë kallëzimi përkatës.






