Më 08.01.2026, në ora 09:30, zyrtarë policorë nga NJPB Gostivar kanë arrestuar 31-vjeçaren M.H. nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm se ajo kishte kryer vjedhje të rëndë në një objekt tregtar në Gostivar.
Ajo është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës.
Maqedoni 31-vjeçarja nga Dobërdolli arrestohet për vjedhje të rëndë në Gostivar






