Disa pjesë të Australisë do të përballen me kushte katastrofike të zjarrit të premten, kur pritet që valët e nxehtësisë të godasin shumicën e vendit.
Valët e nxehtësisë deri në ekstreme janë shpallur në çdo shtet dhe territor në Australi, përveç Queenslandit, me temperatura të larta të parashikuara për disa ditë.
Shteti i Victorias ka shpallur një ndalim total të zjarrit për të premten, pasi vlerësimi i rrezikut nga zjarri do të vendoset në “katastrofik”, që është niveli më i lartë. Rreth 450 shkolla dhe qendra kujdesi do të mbyllen.
Të enjten, zjarrfikësit luftuan me disa zjarre në Victoria dhe New South Wales (NSW), teksa dhjetëra aeroplanë transportonin ujë për të kontrolluar një zjarr të madh pranë qytetit Wodonga.
Melbourne përjetoi ditën më të nxehtë në gjashtë vjet të mërkurën, me një temperaturë maksimale prej 40.9°C, ndërsa disa qytete bregdetare në Western Australia arritën në 49°C.
Në NSW, pritet që vala e nxehtësisë të arrijë kulmin të shtunën, teksa Sidneu pritet të ketë temperaturë prej maksimum 42°C, ndërsa disa zona të South Australia dhe Western Australia do të përballen me temperatura mbi 40°C në ditët e ardhshme.
Gjashtë të vdekur teksa bora dhe akulli shkaktojnë kaos në Evropë
Gjashtë persona kanë vdekur ndërsa bora, akulli dhe temperaturat e ulëta vazhdojnë të shkaktojnë kaos në disa jesë të Evropës.Autoritetet në rajonin Landes të F
koha.net
E premte do të jetë “kulmi i vërtetë i këtij vale nxehtësie”, sipas Angus Hines nga “Bureau of Meteorology”.
“Do të jetë një ditë shumë e nxehtë për pothuajse gjithë South Australia, Victoria, shumicën e New South Wales dhe disa pjesë të Tasmanisë”, ka deklaruar ai.
Shkalla e vlerësimit të rrezikut nga zjarri në Australi ka katër nivele, me katastrofik si niveli më i lartë, i ndjekur nga ekstrem, i lartë dhe i ulët.




