Eli Malaj vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar të momentit kur bëhet fjalë për muzikën live dhe atmosferën që krijon në gëzime familjare e koncerte.
Këngëtarja, e cila shquhet për energjinë e saj të pashtershme, së fundmi është bërë protagoniste e një videoje virale në TikTok.
Siç shihet edhe nga pamjet, Eli shfaqet duke kënduar mes turmës, ndërkohë që në duar mban një tufë të konsiderueshme parash – dëshmi e bakshisheve të majme që ajo merr kudo ku performon.
Mbishkrimi i videos “No money? No problem. No Eli Malaj: BIG PROBLEM” (S’ka para? S’ka problem. S’ka Eli Malaj: PROBLEM I MADH), e përmbledh më së miri situatën. Për ndjekësit dhe fansat e saj, festa nuk ka kuptim pa zërin e Elit, dhe për këtë ata nuk kursehen aspak.
Duket se për Eli Malajn, ky sezon është i mbushur jo vetëm me axhendë të ngjeshur, por edhe me vlerësim maksimal edhe financiar nga publiku që e adhuron muzikën e saj. /Prive
@_ilda08_@Eli Malaj#elimalaj😍#fpyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy#viral♬ original sound – 𝓲𝓵𝓭𝓪🇦🇱




