Në prag të Vitit të Ri, presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i ka vizituar fëmijët në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup dhe të Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle.
Presidentja në publikimin në profilin e saj në Fejsbuk potencoi se në sytë e fëmijëve ka parë shpresë të sinqertë për shërim të shpejtë, ndërsa në fjalët e mençura vendosshmëri për ballafaqim me sëmundjen.
“Është ndjenjë e bukur me paketë në dorë të flasësh me miq të rinj për Babadimrin, për lojë, për mësim dhe argëtim. Ia vlen të përpiqesh t’ua largosh mendjen nga spitali për një moment dhe t’i bindësh se do të jenë në shtëpi natën e Vitit të Ri të ardhshëm. Ndihesh i dobishëm kur një fëmijë të kërkon një numër telefoni për të të telefonuar ose kur të thotë dëshirën e tij më të madhe, e ju uroni të njëjtën gjë për të. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për takimin e sotëm, i cili do të më kujtojë balerinat vizatimore të Ajlas dhe Tijanas”, shkroi Siljanovska Davkova.
Personelit mjekësor u ka shprehur mirënjohje për sakrificën, humanitetin, përkushtimin dhe kujdesin e tyre për gjënë më të çmuar – shëndetin e fëmijëve.




