Interesimi i të rinjve për të studiuar gazetari, në universitetet shtetërore, po shënon rënie, duke “vënë në rrezik funksionimin e disa programeve akademike”, deklaroi Nora Kaliqi, e ftuar në emisionin “ZË”, në “Gazeta lajm” dhe “Lajm tv”.
“Kjo është një problematikë mjaftë e madhe, kur marrim dhe shohim në aspektin professional në universitetin shtetërorë në fakultetin e gazetaris ka diku shtatë student, ndërsa tani ishin gjashtë edhe në fakultetet tjera d.m.th, në vend përafërsisht është numri i njejtë biles mendojë se disa rrezikohen të mbyllen për shkak se nuk ka të rinj, të cilet janë të interesuar. Pse ndodhë kjo? Për shkak të asaj që përmendem më sipër…, gjendja ekonomike financiare, pastaj për shkak se është një mund, një mund shumë i madh, një sakrificë pasi që gazetarët, as nuk kanë orarë të punës, as ndonjë periudhë për tu relaksuar, sepse vazhdimisht janë në punë”.
Kaliqi shtoi se, interesimi i ulët i gazetarëve të rinj për këtë profesion lidhet drejtpërdrejt me presionet e vazhdueshme me të cilat përballen mediat. Sipas saj, këto presione ndikojnë tëk të rinjtë për të ndjekur një karrierë në gazetari.
“Interesimi I ulët i gazetarëve të rinjë, unë mendojë është pikërisht presionet që I shohin d.m.th, që mund të kenë gazetarët që mund të kenë mediat nga presionet ekonomike dhe politike që I kryjojnë rrethanat shtetërore”.




