Haradinaj: Do të ketë zgjedhjet brenda Aleancës!

Kryetari i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se për AAK-në zgjedhjet përfundojnë në pranverë, pasi siç paralajmëroi, do të ketë zgjedhje brenda partisë, përcjell TV21. e për rezultatin e zgjedhjeve, Haradinaj tha se e respektojnë por sipas tij, ngërçi institucional do të zgjidhjet, por jo edhe problemet e qytetarëve

“Gjatë gjithë kësaj kohe të fushatës jemi përballur me shqetësime të shumta të qytetarëve që nga kolapsi energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, posaçërisht në NATO, rënia e investimeve kapitale në gjithë vendin e lënien përgjysmë të krejt projekteve të mëdha, shtrenjtimin enorm të jetesës e stagnimin e pagave e deri te largimi në masë i të rinjve nga Kosova.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj!

Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme. Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë.

Nga zemra i falëndëroj të gjithë votuesit, aktivistët e AAK-së dhe gjithë të tjerët nga çdo cilësi e përkatësi e posaçërisht kolegët nga Lista 129 me të cilët kemi garuar në një betejë aspak të lehtë e në kohë të papërshtatshme.

Krah Teje Kosovë, pa asnjë kusht”, tha Haradinaj.