Të enjten në ora 11:40 në oborrin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar, pjesëtarë të policisë nga Stacioni Policor në Gostivar kanë privuar nga liria personin G.B. (45) nga fshati Debresh i Gostivarit, sepse ka sulmuar një zyrtar policor derisa po kryente veprime zyrtare.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.






