Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, u dënua sot për pastrim parash, për transferimin e më shumë se 700 milionë dollarëve nga fondi 1MDB, i cili është në pronësi të Ministrisë së Financave, në llogaritë e tij private.
Najib mohoi çdo shkelje dhe tha se paratë në llogarinë e tij ishin një “dhurim politik nga Arabia Saudite” dhe se ai ishte “mashtruar nga financues të udhëhequr nga Low Take Jom”.
Low Take Joe, i cili besohet të jetë truri pas kësaj skeme, është ende i lirë.
Gjykatësi Colin Lawrence Sekera tha se pretendimi i Najib në lidhje me donacionin saudit ishte “i pabesueshëm”.
Katër letra nga donatorë të dyshuar sauditë ishin të falsifikuara dhe provat tregojnë qartë se fondet vinin nga fondi 1MDB, tha ajo.
© SYRI.net




