Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona

Tre persona u vranë dhe pesë u plagosën kur një shpërthim goditi një xhami në një lagje alevite në provincën siriane të Homsit të premten, tha një zyrtar lokal.

Mediat shtetërore siriane thanë se forcat e sigurisë kishin vendosur një kordon rreth zonës dhe po hetonin rastin, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët lokalë i thanë Reuters se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës ose nga eksplozivë të vendosur atje.