Bombarduesit rusë fluturojnë mbi ujëra neutrale pranë Norvegjisë

Bombarduesit strategjikë rusë, të aftë për transportimin e armëve bërthamore, kanë kryer një fluturim të planifikuar mbi ujërat neutrale të deteve Norvegjeze dhe Barents, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes ne Rusi.

Sipas deklaratës zyrtare, avionët Tu-95MS realizuan misionin n hapësira ajrore ndërkombëtare në veri të Skandinavisë dhe në veriperëndim të Rusisë. Gjatë disa segmenteve té fluturimit, bombarduesit me rreze té gjate veprimi u shogëruan nga avionë luftarake të vendeve të huaja, pa u bërë publik identiteti i shteteve që ndërmorën monitorimin ajror.

Autoritetet ruse nuk specifikuan datat e sakta te fluturimeve dhe as vendet qe ngriten avione pergjues, por theksuan se këto operacione zhvillohen rregullisht në rajone të ndryshme te botes dhe jane ne përputhje me ligjin ndërkombëtar të aviacionit.