Procedura për zgjedhjen e Prokurorit shtetërorë do të zgjasë dy muaj. Qeveria pajtohet me kërkesën e prokurorëve publikë dhe Këshillit të prokurorëve në Këshillin Gjyqësorë, për t’i dhënë leje planeve për punësim dhe avansim, kurse Qeveria të jetë vetëm e informuar
Disa dhjetra lëndë qëndrojnë në sirtarët e prokurorisë.
“Prokurori, duhet ta rikthej besimin tek institucioni – Prokuroria Publike – e më pastaj nëpërmjet proceseve, ta kthej edhe besimin në gjyqësor”, tha kryeministri I Maqedonisë se Veriut Hristijan Mickovski.
“Presim që gjatë kësaj kornize kohore, të zgjidhet prokurori publik, kurse ai t’i qaset punës rrënjësisht. Atë e pret shumë punë. Në bisedime joformale me kolegët e qeverisë dhe institucionev,e gjatë kohës sa jemi në qeveri, një dukuri jo e mirë për të gjithë ne, ishte fakti se institucionet paraqesin kallëzime penale, ndërkohë që prokuroria heshtë. Dhe nëse realizoni një bisedë me anëtarët e qeverisë dhe institucioneve, do të shihni se bëhet fjalë për qindra raste të tilla”, bëri të ditur kreu i Ekzekutivit Hristijan Mickovski.
Lajme Disa dhjetra lëndë qëndrojnë në sirtarë të Prokurorisë




