Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është parandaluar transporti ilegal i armëve nga Turqia, përcjell TV21. Nga MPB thonë se tentohej futja e armëve përmes kufirit me Bullgarinë, ndërsa në bashkëpunim me autoritetet bullgare, është parandaluar kontrabanda.

“Gjatë natës mes 24/25.12.2025, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme Bullgare për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Agjencinë Doganore të Bullgarisë, në Pikën Kufitare “Kapitan Andreevo” u krye bastisje e një automjeti mallrash “Volvo” me targa të Maqedonisë, ku në hapësirën e ngarkesës u gjetën dhe u sekuestruan tre pushkë, 20 pistoleta dhe 5750 fishekë”, thonë nga MPB.

Nga Policia thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit dhe identifikimit të të gjitha personave të përfshirë, do të dorëzohet kallëzim i duhur penal.








